Siç dhe ishte njoftuar, sot Elvana Gjata publikoi këngën më të fundit “Off Guard” në bashkëpunim me reperin e famshëm Ty Dolla $ign, producentët e së cilës janë The Audibles dhe Poo Bear.
Mesa duket nga komentet kënga u prit shumë mirë nga ndjekësit e yllit të muzikës, por për fatin e keq të saj dhe mbi të gjitha të fansave nga Kosova, Maqedonia, Britania e Madhe dhe SHBA-ja, kënga nuk mund të dëgjohej mënjëherë pas publikimit.
Sigurisht që ky ishte një problem teknik me të cilën stafi menaxhues i këngëtares u mor për disa orë, derisa e zgjidhi, duke bërë të mundur që hiti më i ri i Elvanës të dëgjohet në çdo cep të botës.
Këtë e ka njoftuar vetë skuadra e menaxhimit të këngëtares nëpërmjet një postimi në Instagramin e saj, ku sqarojnë se është e pakuptimtë që një problem i tillë teknik të trajtohej si i qëllimshëm.
“Pavarësisht se disave u interesoi ta trajtojnë këtë problem teknik, si diçka të qëllimshme (që nuk ka pikën e kuptimit), “Off Guard” është disponibël në të gjithë botën në VEVO. Vendet problematike ishin UK, US, KS, MK. Faleminderit për mirëkuptimin.”,- shkruhet në sqarimin e stafit.