Tristan Thompson dhe Khloe Kardashian janë rivënë në qendër të mediave për shkak të marrëdhënies së tyre të komplikuar.
Së fundmi, basketbollisti tregoi se dëshiron një rikthim me yllin e reality show-t “Keeping up with the Kardashians”.
“Dielli po shkëlqen fort mbi një diamant të bukur!”- shkruan ai në një fotografi të postuar nga Khloe në Instagram.
Kujtojmë se ndryshe nga Tristan, Khloe është shprehur e vendosur që nuk do të ketë më rikthim dhe tashmë për të historia me basketbollistin i përket së shkuarës.
Tristan i cilësuar nga mediat si “tradhëtar i lindur”, u pa teksa puthej me një modele jashtë një klubi nate pak ditë para se Khloe të lindte vajzën e tyre. Pas kësaj, Khloe e fali dhe vendosi ti japë një shans tjetër, por historia thuajse u përsërit pas disa muajsh. Kësaj here, vajza me të cilën Tristan flirtoi nuk ishte ndonjë modele e rastësishme, por Jordyn Woods, ish-mike e ngushtë e familjes. Kjo i dha fund njëherë e mirë historisë, së paku për momentin.
/Opinion/