Meshkujt tërhiqen nga të pasmet e mëdha për arsye evolucioni.

Gjenetika gjithashtu ndihmon në dhënien e përgjigjeve pse shumë meshkuj janë të tërhequr nga femrat me vithe të mëdha.

Advertisement

“Arsyeja kryesore pse beli i këputur dhe të pasmet e ngjeshura janë kaq të dashura mund të shihet kështu: Nëse një femër ka një bel të hollë nuk është shtatzënë. Dhe nësa ka ije të kolme, kjo do të thotë se forma e saj fizike mund t’i lejojë të ketë një lindje natyrale të thjeshtë”,- thoshte Gordon G. Gallup Jr., psikolog për “University of Albany”.

Pra, meshkujt i pëlqejnë të pasmet e mëdha sepse ato përcaktojnë që një femër është pjellore dhe përbën një partnere potenciale. Duket sikur meshkujt i kanë dashur gjithnjë femrat me të pasme të kolme. Nuk është thjesht një trend, është shkencë.

Duke patur këtë parasysh, le të shpresojmë që po evoluojmë drejt të vlerësuarit të formave trupore të femrave pikërisht për ato që janë.