E rrallë, gruas shtatzënë i hiqet tumori 15 kg pas lindjes!

Mjekët italianë të spitalit San Giovanni di Dio dhe Ruggi d’Aragona në Salerno, bën të mundur që një grua 38-vjeçare të sillte në jetë fëmijën e saj. Gruaja arriti të çojë shtatzëninë deri në fund, pavarësisht se kishte një tumor prej 15 kilogramësh në bark. Ekipi i mjekëve këtë fillim javë fillimisht sollën në jetë fëmijën, me peshë pak më shumë se 3 kilogramë dhe 50 centimetra të gjatë. Më tej ata hoqën masën tumorale, duke i bërë gruas disa transfuzione gjaku. Aktualisht nënë dhe bijë ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Fatmirësisht masa tumorale nuk i kishte shkaktuar komplikime të rënda gruas, e cila kishte arritur deri në javën e 37 të shtatzënisë, ndërsa ankohej vetëm për dhimbje barku. /Shqip/

Advertisement