Akuzat për abuzime seksuale vazhdojnë të jenë pjesë debatesh të zjarrta në industrinë e filmit dhe sidomos me lëvizjet si Time’s Up.
Megjithatë, jo të gjitha figurat e rëndësishme e kinematografisë botërore çuditen nga skandalet e bujshme.
Për disa, në fakt, gjëra të tilla duket kanë qenë ingranazh i njohur i mekanizmit. Një prej aktoreve më të famshme të ekranit të madh, Sharon Stone, sot 59 vjeç, ia plasi të qeshurës teksa intervistohej nga Lee Cowan i “CBS”-it, kur ai e pyeti nëse e kishte gjetur veten ndonjëherë në një situatë të sikletshme në Hollywood.
Menjëherë pas së qeshurës së saj, të cilën interviestuesi nuk po e kuptonte nëse ishte prej nervozismit apo donte të thoshte se ishte ngacmuar seksualisht, Sharon Stone bëhet serioze dhe i përgjigjet: “Po, a e imagjinoni dot përpara 40 vitesh biznesin në të cilin unë hyra? Sidomos me pamjen që kisha. Unë isha askushi, vija nga Pensilvania, nuk më njihte njeri, si mendoni ju? Nuk kisha asnjë lloj mbrojtjeje. Kam parë nga të gjitha, për këtë ju siguroj”.
“We’re starting to acknowledge our own gifts as women and not think that we have to behave as men in order to be empowered, or powerful, or valuable” – @sharonstone on #SundayMorning pic.twitter.com/KkE5Op5iBA
— CBS Sunday Morning (@CBSSunday) January 14, 2018