Dihet se modelja Chrissy Teigen është mikeshë e motrave Kardashian kështu që natyrisht që në intervistat e saj do të pyetet edhe për to. 

Khloe Kardashian dhe Kylie Jenner janë shtatzënë e të dyja po presin fëmijët e tyre të parë. E ndërkohë që Khloe ka konfirmuar gjithçka publikisht, për Kylien qarkullojnë fjalë nga burime të brendshme në familjen Kardashian, por ajo vetë nuk ka pohuar asgjë.

Advertisement

Përveç kësaj, shtatzënia e Kylie-it i ka vënë në siklet gjithë miqtë afër saj. Dhe kësaj herë stafeta kaloi në duart e Chrissy Teigen.

Kur Andy Cohen i Watch What Happens Live e pyeti atë për shtatzënitë e Kylie-t ajo tha: “Nuk do të them asgjë për Kylie-n.”

Ndonëse moderatori këmbënguli që ajo të tregonte diçka, nga lëvizja e shpatullave të saj kuptuam që s’do të nxirrte asnjë sekret të familjes.