E pyesin për Kim-in, shihni reagimin e cuditshëm të Kourtney Kardashian

Kourtney Kardashian ka kaluar një situatë të cuditshme teksa ishte në një intervistë live në emisionin Today Extra.
Dy prezantuesit e emisionit e kanë pyetur atë lidhur me Kim-in dhe reagimin e saj pas grabitjes që i ndodhi në Paris, por pyetja e tyre ka hasur një heshtje të cuditshme.
Kourtney thjesht heshti teksa shikonte dikë pas kamerave që e këshillonte se cfarë duhej të bënte.
Për më tepër linja e direktes u shkëput dhe kur Kourtney u rikthye në transmetim tha se “kishte probleme me transmetimin”.
“Mendoj se po më shmang plotësisht”, tha prezantuesi David Campbell duke vijuar: “Ajo mundej thjesht të thoshte që motra e saj është mirë. Ne i thamë thjesht që jemi të shqetësuar për të dhe se shpresojmë të jetë mirë”.
Sipas Herald Sun, Kourntey më pas ka këmbëngulur që të rikthehej në transmetim për të folur lidhur me situatën dhe se si familja Kardashian po e menaxhon atë pas grabitjes në Paris.
“Të gjithë jemi ende të tronditur, por Kim ka një familje që e mbështet shumë për cdo gjë që kalon. I kalojmë të gjitha së bashku si familje”, tha ajo.

Advertisement