PD: Droga shqiptare kap Greqinë, Rama sërish e mohon

Në një deklaratë për mediat nga selia blu, deputeti demokrat Gent Strazimiri ka deklaruar se droga shqiptare tashmë ka kapur edhe Greqinë. “Mediat greke denoncojnë qeverinë shqiptare për 1 ton kanabis të kapur dje në afërsi të Athinës, duke thënë se është e të njëjtit rrjet të Balilit, “Escobarit të Ballkanit”, i cili është i lirë dhe ushtron aktivitetin e tij nën mbrojtjen e Edi Ramës edhe pse e kërkon gjysma e policive të Europës dhe DEA Amerikane. Ndërkohë në këto momente që flasim, lajmet bëjnë të ditur se 21 kg kokainë e lidhur me shqiptarë është kapur sërish në Greqi”, ka thënë Strazimiri. Sipas tij ky rrjet ushtron aktivitetin pasi ka mbrojtjen e qeverisë. “Droga që kapin autoritete fqinje, droga që kap Prokuroria dhe shërbimet, edhe pse me tonelata pothuajse cdo ditë, sipas Edi Ramës është vetëm 0.2 përqind e sasisë. Nisur vetëm nga kjo shifër e qeverisë, përfytyroni se sa mijëra ton drogë janë kultivuar në vendin tonë dhe po kthehen e pritet të kthehen cdo ditë në qindra milionë euro, para me të cilët Edi Rama kërkon të blejë pushtetin me cdo kusht. Cdo shqiptar sot është nën thirrje për të reaguar” ka përfunduar Strazimiri deklaratën e tij.

Advertisement