Aktori shqiptar Nik Xhelilaj ka arritur të tërheqë gjithmonë vëmendje me pamjen dhe talentin e tij në aktrim.

Prej vitesh, ai po zhvillon karrierën e tij si aktor në Gjermani dhe Turqi. Një ndër rolet e tij më të famshme jashtë është ai në serialin gjerman “Winnetou”, ndërkohë po përgatitet për një serial turk, të cilin fansat me zor po e presin.

Advertisement

Mbrëmjen e djeshme aktori ka qenë pjesë e një eventi të organizuar në Berlin, ku gjëja që ka rënë në sy nga të gjithë është pikërisht mjekra e rritur e tij. Përveçse një mashkull i kuruar dhe me stil, me pamjen e tij të re, Niku ngjante më shumë si aktor turk dhe me shumë mundësi kjo pamje është krijuar për shkak të serialit që po përgatit atje.

Gjithësesi duhet ta pranojmë që Niku është shumë simpatik çfardo që të bëjë me pamjen e tij të jashtme.

@iconistbyicon @hugo_official

A post shared by N I K XHELILAJ (@nik_xhelilaj) on

#istanbuldayasam

A post shared by N I K XHELILAJ (@nik_xhelilaj) on