Me siguri nuk e keni lënë pa parë filmin “Mean Girls” apo romancën “The Notebook”, pikërisht aktorja e famshme e këtyre filmave, Rachel McAdams është në pritje të fëmijës së saj të parë.

Prej pak orësh qarkullon lajmi se e nominuara për çmimet Oscar është në muajin e 7-të të shtatzënisë.

Advertisement

Muajt e fundit, aktorja është përpjekur të mbajë një profil të ulët duke mos marrë pjesë në shumë evente.

Hera e fundit kur është fotografuar nga paparacët ka qenë në aeroportin e Toronto-s e veshur me një xhaketë të gjerë.

Ndonëse McAdams gjithmonë ka zgjedhur të jetë shumë private për jetën e saj personale, në verën e 2016-ës është parë me skenaristin Jamie Linden të kapur për dore. Diçka e tillë bëri që të gjithë të mendonin se ata ishin çift.

Vetë aktorja nuk ka bërë asnjë konfirmim për pritjen e ëmbël, por dëshirën për t’u bërë nënë, 38-vjeçarja e ka shprehur prej kohësh.