E mbajti fjalën! Aktorja e famshme dhuron për bamirësi paratë që fitoi nga divorci

Divorci i tyre u diskutua në media për një kohë të gjatë.

Aktorja 31 vjeçare, Amber Heard, arriti të fitonte 7 milionë dollarë nga divorci me Johny Depp. Ajo kishte premtuar se një pjesë të parave do ta dhuronte për bamirësi dhe e mbajti fjalën. Amber e ka ndarë pasurinë e saj me organizatat bamirëse American Civil Liberties Union dhe Spitalin e fëmijëve CHLA.

Advertisement

Amber dhe Johnny lëshuan një deklaratë të përbashkët pas arritjes së marrëveshjes për divorc në gusht të vitit 2016, në të cilën thuhej se aktorja do të japë donacione për bamirësi.