Nuk e dimë në qoftë se Arbana po e bën me qëllim apo është thjesht rastësi, dihet që kjo e fundit është mbreti i botës, por pothuaj të gjithë mediet rozë dhe portalet po flasin për të. Në qoftë se më parë lajmet për të lidheshin me programin ”Dua të të bëj të lumtur'”, që pas divorcit e deri më tani është në qendër të vëmendjes për shkak të ndryshimeve në jetën personale.
Modertorja e njohur është më e lumtur se kurrë më parë, po shijon dashurinë e të birit që rritet çdo ditë e më shumë, partnerit e tani edhe shtëpisë së re. Shtëpi i thënçin pasi në fakt duket të jetë pallat. Arbana ka ndarë herë pas here copëza nga ambienti ku kalon orët më të këndshme me Jonin, mbesën, si dhe gatuan recetat e preferuar për ta, por Xhemi na tregoi thuajse një javë më parë se në ç’oazë mrekullie jeton mikja e saj.
Një stil modern, me strukturë xhami, ku dominojnë nuancat e tokës dhe mobilijet me materiale druri. “Mëngjesi te shtëpia e Panes”, shkruan Xhemi në foton e postuar në Instastory ku shfaqet e relaksuar teksa po shijon pamjen që shtrihet para syve të saj si edhe nje filxhan kafeje. Por pasi të shihni gardërobën gjigante, do të doni me siguri të dini si duket pjesa tjetër. Dhe nuk u vëmë faj pasi shtëpia duhet të jetë përrallore. Epo, presim postimet e radhës.
/Living/