21 të lënduar dhe 5 të vdekur, publikohen pamjet tmerruese të koncertit ku performoi Dhurata Dora

Një koncert i cili nisi plot argëtim, përfundoi në një ngjarje fatale.

Mbrëmjen e djeshme artisti algjeran Soolking, i cili u bë shumë i njohur për publikun shqiptar pas bashkëpunimit me Dhurata Dorën me këngën “Zemër”, performoi në vendlindjen e tij. Përpara mijëra qytetarëve ai këndoi disa nga këngët e tij e padyshim mes tyre nuk mund të mungonte edhe hiti shqiptar. Si e ftuar speciale ishte edhe Dhurata Dora e cila u ngjit në skenë duke kënduar këngën “Zemër”.

Mirëpo një incident e tmerrshme, bëri që koncerti të mos përfundonte ashtu siç duhej.

Mijëra fansa të artistit ishin mbledhur në një nga stadiumet e Alrgjerisë për të shijuar koncertin, por nga masiviteti, disa persona u shkelën nga turma e madhe, në momentin që një barrelë e staidumit u prish. Ky incident bëri që të plagosen 21 persona të cilët janë dërguar menjëherë në spital dhe të humbnin jetën 5 të tjerë. Sipas “BBC”, nga këta pesë viktima, 3 ishin burra dhe dy gra.

Ndërkohë autoritetet hetimore të Algjerisë vazhdojnë hetimet mbi këtë ngjarje të trishtë.

Më poshtë gjeni edhe pamjet e para të publikuara, gjatë momentit fatal.

/News31.al/