Prej disa javësh po diskutohet se Rihanna është në pritje të fëmijës së saj të parë me miliarderin arab, Hassan Jameel. Megjithatë, ajo i habiti të gjithë kur në profilin e saj në Instagram publikoi një video të linjës së saj të buzëkuqëve teksa në sfond dëgjohet kënga e Chris Brown, “Come Together”.
Sigurisht që ky veprim s’mund të kalonte pa u vënë re nga fansat, të cilët tashmë po mendojnë se Rihanna po i jep një dritë jeshile ish-të dashurit të saj.
Nga ana tjetër ky i fundit i ka komentuar një emoji zemër, duke marrë mijëra pëlqime nga fansat e përbashkët.
Kujtojmë se Chris dhe Rihanna u ndanë për shkak të dhunës fizike që reperi ushtroi tek partnerja. Ndarja e bujshme e çiftit u shoqërua me shumë zhurmë dhe akuza por duket se rikthimi nuk është më dhe aq i papritur.
/Opinion.al/