Klaudia Pepa zbuloi pasionin e saj të ri dhe ja cili ishte rezultati

Ka profesione dhe pasione. Për Klaudian baleti është edhe profesion edhe pasion, por ndërsa profesion mund të kesh vetëm një, pasione mund të kesh shumë. Dhe në kohën e lirë mund të argëtohesh me to. Në një prej postimeve të fundit, Klaudia Pepa ka zbuluar se i pëlqen shumë gatimi dhe se këtë pasion e ka zbuluar vetëm kohët e fundit.

Dhe për ta treguar këtë, ajo përgatiti 2 pjata: supë me karota, kore buke e majdanoz si dhe kërpudha me mish viçi. Sigurisht që në tryezë nuk mungonte as shishja e verës. Nga fotot në InstaStory pjatat duken speciale, vetëm nuk dimë për sa persona e shtroi tryezën Klaudia.