E keni parë se kush do të performojë në SUPER BOWL 2022?

Performanca e këtij viti në “Super Bowl Halftime Show” do të jetë e gjitha për hip-hop. Do të performojnë pesë “pesha të rënda” si: Dr. Dre, Snoop Dogg, Eminem, Mary J. Blige dhe Kendrick Lamar.  

Super Bowl 2022 do të luhet në stadiumin SoFi në Inglewood, Kaliforni, të dielën e 13 shkurtit, kur në Shqipëri do të jetë mëngjesi i 14 shkurtit. Një ngjarje që tradicionalisht s’mund ta humbasësh jo vetëm nëse je dashamirës i futbollit amerikan por edhe i muzikës. 

Advertisement

Gjatë pushimit të ndeshjes zhvillohen shfaqje spektakolare, mini koncerte dhe këtë vit nderi do t’u shkojë pesë superyjeve të skenës hip-hop: kumbarët e skenës së Bregut Perëndimor Dr. Dre dhe Snoop Dogg, së bashku me mbretëreshën e R&B Mary J. Blige dhe yjet e repit Eminem dhe Kendrick Lamar. Performanca e tyre feston gjithashtu 30 vjetorin e labelit Interscope Records vitin e ardhshëm. Ndërsa presim të shohim se çfarë do të bëjnë të pestë në skenë, është publikuar dhe traileri i ngjarjes, i titulluar “The Call” me regji nga F. Gary Grey, regjisori i “Straight Outta Compton”, “Fast & Furious 8” dhe “Men in Black: International”. 

Videoja përmban disa këngë ikonike, që nga “Rap God” e Eminem deri tek “Family Affair” dhe “HUMBLE” e Mary J. Blige, shkon tek nga Kendrick Lamar dhe përfundon në notat e të pavdekshmes “California Love” nga i ndjeri 2Pac. Dhe ky është vetëm traileri.

Mezi presiiiiim!