NEW MUSIC: Christina Aguilera, Ozuna – “Santo”

Vetëm pak orë përpara se të lançonte “La Fuerza”, EP-në e saj në gjuhën spanjolle, Christina Aguilera publikoi këngën “Santo” në bashkëpunim nga Ozuna.

 Kënga është në ritme reggaeton, hipnotizuese dhe befasuese. Kjo është hera e parë që dyshja bashkëpunon. “Santo” është singëlli i tretë nga EP i ardhshëm i Aguilera me gjashtë këngë. Ai pason këngën e saj të parë, “Pa’ Mis Muchachas” si dhe “Somos Nada”, të cilat u publikuan në fund të vitit 2021.

Advertisement

“Santo”, me një ritëm reggaeton tejet fiksues u shoqërua me një video muzikore që duket se rrëfen një takim mes artistëve në një lloj jete të përtejme. 

Enjoy!