Taylor Swift u përgjigjet dyshimeve nëse i shkruan apo jo vetë këngët e saj

Taylor Alison Swift, një nga kantautoret me më shumë çmime në industrinë e muzikës nuk i shkruan vetë këngët e saj. Kështu u shpreh Damon Albarn, kolegu i saj.

Damon Albarn tha se ka të ngjarë që kushdo që ka ndjekur karrierën e saj gati 20-vjeçare, është kategorikisht i gënjyer: “Ajo nuk i shkruan këngët e veta”, tha muzikanti britanik 53-vjeçar kur kritiku muzikor i Times përgëzoi aftësitë e Swift-it në shkrimin e këngëve.

Advertisement

Taylor Swift u përgjigjet dyshimeve nëse i shkruan apo jo vetë

Swift, 32, u përgjigj në Twitter, duke e identifikuar veten si një fanse dikur e Albarn-it.

“Përgjigja juaj është krejtësisht gënjeshtër dhe SHUMË e dëmshme. Mund të mos i pëlqesh këngët e mia, por është me të vërtetë diçka shumë e keqe t`i diskreditosh ato”, shkroi Swift në Twitter.

Ajo i listoi të gjitha krijimet e saj, sukseset dhe në fund shkruante: Ah, nëse keni dyshime. Edhe këtë status e shkruajtja të gjithin vetë.

Taylor Swift u përgjigjet dyshimeve nëse i shkruan apo jo vetë

Një orë pasi Swift iu përgjigj intervistës, Albarn përmes një postimi në Twitter kërkoi falje. Por ai fajësoi Times se për klikime, nxori nga konteksti bisedën me të.