Aktori Jamie Dornan njihet botërisht për rolin e tij Christian Grey në seritë e “Fifty Shades”.

Por, ka ende një person që nuk e ka parë ende atë në film, dhe bëhet fjalë për gruan e tij në jetën reale, Amelia Warner.

Advertisement

“Mendoj se ajo është e dashuruar me mua, jo me atë djalë”,- ka thënë Dornan në emisionin e Ellen DeGeneres. “Ajo nuk e ka parë filmin”,- ka thënë ai.

Dornan, për të cilin thuhet se shpesh se është i afërt me fansat, të cilët e shohin fillimisht si karakteri i Greit, nuk ndihet rehat nga këto perceptime. “Kaloj panik, dhe nuk di si tu përgjigjem. Unë nuk jam si ai”, ka thënë Dornan.