Dy vjet pas largimit, gazetarja e njohur rikthehet sërish në Top Channel

Monika Stafa u largua nga Top Channel në prill të vitit 2016, pas 15 vitesh punë në këtë televizion. Kjo pasi u zgjodh në krye të këshillit të Ankesave në Autoritetin e Mediave Audiovizive (AMA).

Tani, burime pranë Anabel.al konfirmojnë se gazetarja do t’i rikthehet pozicionit të folëses së lajmeve, po në Top Channel.

Advertisement

Në një bisedë me të bijën, Stafa bëri në një farë mënyre të ditur rikthimin e saj.

 

View this post on Instagram

 

#kurtimendonseatasekanefaremendjentekti #urritën @rashelcelo #comingsoon #followme

A post shared by @ monikastafa on

“Të uroj një vit të mbarë, meriton të jesh atje më shumë nga të gjithë. Paç fat dhe shijoje! Një dolli për gazetaren më të mirë në botë […] Jepi, jepi, jepi dhe hap një faqe të re. Ky vendim do të të rregullojë humorin,” i shkruan e bija. Në përshkrimin e fotos, Stafa thotë “së shpejti, më ndiqni”.