Dy këngëtaret shqiptare takohen në prapaskenën e eventit të rëndësishëm

Ato janë dy nga këngëtaret me origjinë shqiptare të cilat kanë arritur famë dhe sukses në botë. Një rastësi e bukur ka takuar në të njëjtin event këngëtaret Rita Ora dhe Ava Max. Dy këngëtaret kanë qenë së bashku në eventin ‘Wembley për Summertime Ball’ ku kanë dhuruar performanca elektrizuese. Më pas në prapaskenë ku bukuroshet janë takuar dhe kanë bërë foto me njëra-tjetrën, të cilat i kanë hedhur në rrjete sociale. Kujtojmë se më herët këngëtarja tjetër shqiptare Bebe Rexha u ka kërkuar kolegeve të saj përfshirë dhe Dua Lipës të realizojnë një këngë së bashku. Nuk dihet nëse diçka e tillë do të realizohet ndonjëherë pasi Dua dhe Rita nuk i kanë marrëdhëniet e mira me njëra-tjetrën dhe diçka të tillë e treguan edhe në Met Gala ku ndodheshin të dyja dhe e evituan njëra-tjetrën.

auto_AvaMax-RitaOra1560092805-835x600

Advertisement

/Opinion/