Dukesha Kate në kopertinën e Vogue

Edhe pse Kate Middleton njihet për stilin e saj, asnjëherë nuk e kishim parë të pozonte për një set fotografik profesionist, deri më sot.
Dukesha ka pozuar për Vogue dhe do të jetë në kopertinën e revistës për numrin që shënon edhe 100 vjetorin e revistës.
Për fotografitë Vogue ka bashkëpunuar me National Portrait Gallery.
Kate shfaqet shumë e thjeshtë, madje me një stil country.
Dy prej fotografive janë shfaqur edhe në galerinë e hapur me rastin e 100 vjetorit të Vogue në Britani.
Kate sërish është në hapat e Princeshës Diana, e cila u shfaq në kopertinën e Vogue katër herë.

Advertisement