Mesha e shenjtë e Pashkëve ortodokse

Në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë është mbajtur ceremonia fetare për ditën më të rëndësishme të kalendarit të krishterë.
Mesha e shenjtë e Pashkëve është më e rëndësishmja në kalendarin e krishterë për vetë simbolikën e ringjalljes. Pashka është në themel të të gjithë besimit të krishterë.
Ceremoni të ngjashme janë zhvilluar me rastin e Pashkëve në të gjitha kishat ortodokse të Shqipërisë. Ceremonia në Tiranë, në katedralen “Ngjallja e Krishtit”, është drejtuar nga kryepeshkopi i Kishës Autoqefale të Shqipërisë, Anastasi.
Dinjiteti i krishterë, thotë kryepeshkopi, në përgjithësi u kundërvihet gjendjeve të këqija të shoqërisë sonë.
“I kundërvihet aktivitetit kriminal dhe mentalitetit fanatik fetar. Ai është kundër fuqive të ndryshme demoniake të padrejtësisë dhe korrupsionit, të cilat përhapin erën e keqe të Hadhit në shoqërinë tonë. Ky dinjitet, i çliruar nga dëshira për hakmarrje dhe nga frika, karakterizohet nga ndjeshmëria për ta shprehur solidaritetin social me vepra”, shprehet në mesazhin e tij të urimit, Anastasi.

Advertisement