Kur vjen puna tek dashuria, nuk është e lehtë për asnjë… as për Duan.
Duke marrë shkas nga kënga e saj “New Rules”, me postimin e fundit të këngëtares, duket sikur të gjitha rregullat i ka hedhur poshtë. Mbrëmjen e djeshme 22-vjeçarja ishte në një “takim romantik” me ishi-in e saj, modelin Isaac Carew.
Teksa këndonte në makinë hitin e Robbie Williams, “Angles” përkrah tij, Lipa ishte gjithë buzëqeshje në fytyrë. Mbase është e vërtetë shprehja “dashuria e parë nuk harrohet kurrë”.