Pas një sezoni të jashtëzakonshëm me turneun “Radical Optimism”, këngëtarja e njohur shqiptare Dua Lipa po shijon disa ditë pushimi në Itali, së bashku me të fejuarin e saj, aktorin britanik Callum Turner.
Pas zyrtarizimit të fejesës së tyre, çifti ka zgjedhur qytetin e bukur të Napolit për t’u relaksuar dhe për të kaluar disa momente të qeta, larg angazhimeve profesionale.
Dua, e cila ka qenë në qendër të vëmendjes për sukseset e saj të jashtëzakonshme muzikore, ka ndarë me ndjekësit e saj disa foto në “Instagram” nga ky udhëtim romantik, ku shfaqet e lumtur dhe e relaksuar.
Ajo ka postuar foto nga peizazhet e mrekullueshme të qytetit italian, duke shijuar bukuritë historike, si dhe momente intime me Callum.
Këto pushime të bukuroshes shqiptare vijnë pas një turneu të suksesshëm botëror që Dua zhvilloi në shtete të ndryshme, duke mbushur arenat me mijëra fansa.