Sean Diddy Combs nuk do të lirohet me kusht. Gjyqtari Arun Subramanian ka vendosur të refuzojë kërkesën e avokatëve të tij që ai të qëndrojë në shtëpinë e tij në Florida deri në shpalljen e dënimit.
Reperi do të rikthehet në burg në pritje të dënimit. Ai u shpall i pafajshëm për akuzat e rënda të mashtrimit, zhvatjes dhe trafikimit seksual, por mbi të rëndojnë dy akuza për transportim me qëllim prostitucionin.
Ekipi ligjor i Combs tha se ai ka qenë i burgosur model dhe se nuk paraqet rrezik për arratisje.
“Combs i është bindur gjykatës, ka respektuar procedurat dhe ka shfaqur sjellje model”, u shprehën avokatën përmes një dokumenti të dorëzuar prranë gjykatës pas shpalljes së verdiktit.
Prokurorët u kundërpërgjigjën se gjatë seancave, gjykata ka dëshmuar provat e dhunës së Combs, “transportin kufitar të individëve të shumtë për prostitucion, konsum droge dhe shpërndarje si dhe përpjekje për t’i shpëtuar dënimit të organeve ligjzbatuese” dhe thanë se i pandehuri “nuk iu shmang këtyre fakteve.”
Ata thanë se Combs “nuk mund ta përmbushë detyrën e tij për të treguar prova të qarta dhe bindëse se ai nuk do të arratiset apo përbëjë rrezik për dikë në komunitet.”
Gjykatësi ra dakord me prokurorët se nuk duhet t’i garantohet lirimi me kusht dhe sot Combs nuk do të dalë i lirë nga gjykata e Nju-Jorkut.
Ai propozoi datën 4 tetor për shpalljen e vendimit, por kjo mund të përshpejtohet nëse dëshiron pala mbrojtëse.
Nëse do të përmbushet afati, Combs do të plotësojë më shumë se një vit deri në atë datë pasi ai u arrestua në shtator 2024.
Mbrojtja kërkon që dënimi të jetë rreth 21-27 muaj (thuajse dy vjet), ndërsa prokuroria shprehet se duhet të dënohet të paktën 51-63 muaj (katër deri në pesë vjet).