Dua Lipa do të interpretojë këngën e re “Swan Song” për filmin “Alita: Battle Angel”, një aventurë epike nga producentët James Cameron, Jon Landau dhe Robert Rodriguez. Producenti Jon Landau tha se nga momenti që panë videon e saj ‘New Rules’, u shpreh se: “Dua Lipa do të ishte artistja e përsosur për të bërë një këngë për filmin e ri. Jim, Robert dhe unë jemi të kënaqur që kemi në bord dhe jemi të bindur se ajo do të bëjë ‘Swan Song’ himnin e përsosur frymëzues dhe fuqizues për të. Ajo ka fuqinë dhe qëndrimin në shfaqjet e saj”, tha ai. Lipa tha se është e mishëruar me personazhin e Alita dhe krijuesit e filmit. “Unë shoh veten një pjesë të vogël të saj, fuqizimin dhe qëndrimin, të cilat janë dy gjëra që rezonojnë me mua”, u shpreh ajo. Filmi do të dalë në kinematë në SHBA më 14 shkurt të vitit të ardhshëm. /ATA/