Dua Lipa dhe Griff janë shpallur si këngëtaret e para që do të performojnë në BRIT Awards 2021. Këngëtarja e “Levitating” dhe fituesja e Çmimit “Rising Star” të këtij viti do të ngjiten në skenë gjatë ceremonisë së 11 majit.
“Jam shumë e ngazëllyer që do të kthehem duke performuar për të gjithë ju në BRIT këtë vit. Do të jetë shumë e veçantë të rikthehem në skenë në Britaninë e Madhe”, tha Dua në një deklaratë.
Lajmi vjen pas konfirmimit kohët e fundit se Jack Whitehall do të prezantojë ceremoninë për herë të katërt.
“Është gjithmonë një nder ta bësh, por ky vit duket edhe më i veçantë. Më duhet të bëj diçka magjike që të ftohem përsëri ”, tha Whitehall.
“Bëhet fjalë për të kremtuar të gjithë artistët që kanë krijuar muzikë të pabesueshme dhe që na kanë ndihmuar të kalojmë një vit të vështirë”, shtoi ai.
Çmimet BRIT 2021 do të zhvillohen më 11 maj në O2 Arena dhe do të transmetohen ekskluzivisht në ITV dhe ITV Hub.