Dua Lipa pjesë e fushatës të markës së njohur të xhinseve

Dua Lipa në këto muajt e parë të këtij viti po korr suksese të njëpasnjëshme në arenën ndërkombëtare. Këngëtarja shqiptare fillimisht fitoi dy çmime në “Grammy Awards” si dhe një në “Brit Awards”, e cila bëri jehonë të madhe në botë. Duket se 23-vjecarja po shpërblehet edhe nga ana financiare pasi është bërë fytyra e një prej markave botërore të veshjeve. Marka angleze e xhinseve ‘Pepe Jeans London’ ka zgjedhur Dua Lipën për fushtën e re pranverë verë 2019.

Këngëtarja me origjinë shqiptare ka pozuar për aparatin e David Sims në një set fotosh bardh e zi. “Jam e ngazëlluar t’ju njoftoj se jam fytyra e re e fushatës ‘Pepejeans London SS19’. Kjo më bën të lumtur që do të punoj me një markë me bazë në qytetin ku unë u rrita, Londër”, ka shkruar 23-vjeçarja ë Instagram.

Advertisement

/Balkanweb/