Dua Lipa tha se muzika iu bën mirë të gjithëve, por jo këngëtarëve dhe muzikantëve.
Teksa fliste për revistën Billboard, këngëtarja ka thënë se për njerëzit e thjeshtë këngët janë si një terapi, por kjo nuk vlen për muzikantët.
“Është e dhimbshme dhe ironike që muzika ka një fuqi të tillë për të na bërë të lumtur, por muzikantët vuajnë në mënyrë nga çështjet e shëndetit mendor”, tha 24–vjeçarja.
Frika nga vetmia, dështimi dhe presioni nga rrjetet sociale janë pikat kyçe që sipas Duas, ndikojnë në gjendjen mendore dhe emocionale të këngëtarëve.
Këngëtarja me famë botërore i ka bërë apel industrisë së muzikës që t’i marrë seriozisht këto paralajmërime para se të jetë shumë vonë. Sipas studimeve, rreth 73% e muzikantëve të pavarur kanë probleme shëndetësore.
/Opinion.al/