Dua Lipa i bën një urim të veçantë të atit për ditëlindje (FOTO)

Këngëtarja nga Kosova, Dua Lipa e ka treguar gjithmonë lidhjen e ngushtë me familjen, sidomos me të atin.

Dhe pavarësisht angazhimeve të shumta, Dua nuk ka harruar që të urojë babain për ditëlindje. Sot ka ditëlindjen Dukagjin Lipa, ndërsa këngëtarja përmes një postimi në llogarinë e saj Instagram e ka uruar atë me fjalë të përzgjedhura.

Advertisement

“Urime ditëlindja babi! Të dua shumë dhe më mungon. Do të doja tani të isha në shtëpi të përqafoja shumë”,- ka shkruar Dua përbri fotos, ku shihet ajo kur ishte bebe në krahët e babait.