5 libra që duhet t’i merrni në plazh sipas Arlinda Dudaj

Të bisedosh për librat me Arlinda Dudaj është njësoj si shprehja e famshme e Frank Zappas: “Sa shumë libra, sa pak kohë”.

E megjithatë, në “Chaud Patate” në radio ENERGY, Suada dhe Rudi ia dolën që në aq pak kohë, të na siguronin përveç të tjerash, pesë tituj librash që meritojnë të lexohen nën çadër.

Para se të kalojmë tek sugjerimet e saj për librat që duhet të lexojmë këtë verë, vlen të përmendet fakti se gjatë intervistës, drejtuesja e Shtëpisë Botuese “Dudaj”, tregoi se shumë shpejt në Shqipëri do të rikthehet shkrimtari i njohur italian, Roberto Saviano.

“E pëlqen shumë Shqipërinë për mënyrën e ndryshme si ajo shfaqet. Ishte i interesuar për të parë Durrësin dhe kur e pa me ato ndërtimet e tmerrshme tha ‘Po ky është Napoli’ ” -u shpreh ajo për shkrimtarin.

Kurse, lidhur me ribotimet e veprave të vjetra, botimet “Dudaj” do të sjellin një kolonë të gjithë librave nga Isabele Allende (shkrimtarja e vetme që ka bërë botuesen të dashurohet pas realizmit magjik).

Pas shumë titujsh e shkrimtarësh, po veçojmë 5 librat që sipas Arlindës Dudajt (siç përmendëm edhe më sipër) duhet t’i lexoni nën çadër.

Origjina nga Dan Brown (Mister dhe Thriller)

Bashkëpuntori nga John Grisham (Thriller)

Tetë Malet nga Paolo Cognetti (Psikologjik)

Zogu Ogurzi nga Camilla Lackberg (Thriller)

Vincet nga Barbara Stok (novelë grafike në përkthim e sipër nga vetë botuesja)

 

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.