Pasi bëri publike lidhjen me ish-in e Rita Orës, regjisorin Romain Gavras, Dua Lipa u shfaq me të, rrëzëllitëse, në tapetin e kuq në “Festivalin e Filmit” në Kanë.
Dua (27 vjeç) dhe Romain (41 vjeç) dukeshin mjaft të lumtur dhe të buzëqeshur pranë njëri-tjetrit në daljen e tyre të parë publike.
Zërat për lidhjen e tyre nisën kur u fotografuan së bashku në një festë në Londër në shkurt të këtij viti, më pas, u panë në Javën e Modës në Paris super të afërt dhe në mars.
Një burim tha asokohe se “dyshja janë bashkë prej muajsh. Ajo ndien se Romain e kupton plotësisht. Ata të dy janë njerëz vërtet kreativë”.
Romain, nga ana tjetër, është mjaft i njohur në industri dhe ka realizuar videoklipe për Kanye West dhe M.I.A dhe ka qenë në një lidhje me Rita Orën, përpara se ajo të martohej me regjisorin Taika Waititi.