Dua Lipa: Dua që njerëzit të thonë Rita Ora dhe unë jemi nga Kosova, jo që është mes Italisë dhe Greqisë!

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, po i bën të gjithë krenarë kudo në botë. Madje Daily Mail i dedikoi edhe një artikull sesi, ajo nga një vajzë e thjeshtë me prindër emigrantë, po i jep famë shqiptarëve.

Përpos historisë së jetës së saj, në një pjesë të artikullit është kujtuar edhe një intervistë që Dua ka dhënë për Line Of Best Fit, ku thotë: “Ndihem shumë krenare që jam nga të dyja vendet dhe ndjehem sikur përfaqësoj të dy vendet”.

Advertisement

Më tej, këngëtarja ka theksuar se do të donte që Kosova të njihej nga të gjithë si vendi i saj dhe i Rita Orës, jo si shteti mes Italisë dhe Greqisë.

“Pra, nëse dikush thotë ‘oh, ku është Kosova?’ njerëzit thonë ‘është mes Italisë dhe Greqisë, por Rita Ora është nga atje, Dua Lipa nga atje’.

Ata fillojnë të flasin për këtë dhe është një gjë për të cilën je krenare. Ju menjëherë ndiheni përgjegjës për imazhin që portretizoni dhe mënyrën se si përfaqësoni vendin tuaj”.

Ndërsa më tej në artikull, citohet edhe një deklaratë e babait të Duas, Duakagjin Lipa, i cili përpara hapjes së Festivalit Sunny Hill u shpreh: “Ne duam t’u japim njerëzve ndjenjën e përkatësisë, të jetesës evropiane dhe idenë se jemi pjesë e Evropës.

Kjo është mënyra më e mirë për të promovuar Kosovën si një vend paqedashës dhe muzikëdashës që mirëpret të gjithë fqinjët tanë dhe të gjithë vizitorët që duan të argëtohen.”