Dua Lipa dhe Bebe Rexha pjesë e “The Voice”, ja roli që do të kenë

Dy artistet me origjinë shqiptare të cilat janë me famë botërore, Dua Lipa dhe Bebe Rexha do të jetë pjesë në talent showt të njohur “The Voice” .

Lajmin e kanë bërë të ditur të dyja në profilet përkatëse në Instagram ku janë shprehur se organizatorët e këtij talent show ku zbulohen talente të reja në muzikë i kanë besuar rolin e këshilltareve të jurisë për të vlerësuar konkurrentët.

Advertisement

Transmetimi i “The Voice” do të nisë më 15 Shkurt dhe pjesë e jurisë do të jenë Kelly Clarkson, Blake Shelton dhe John Legend. Dua Lipa do të jetë në krah të këngëtares Kelly Clarkson, ndërsa Bebe të Blake Shelton.

/Opinion.al/