Best Artist, Best Album, Best Song dhe Best Video janë nominimet që ka marrë këngëtarja në këtë festival kaq të rëndësishëm. “Jam shumë e emocionuar që jam nominuar në 4 kategorinë LOS40 Music Awards 2020 për Best Artist, Best Album, Best Song dhe Best Video! Shumë faleminderit! Ju dua Spanjë”, ka shkruar Dua në postimin e saj në Instagram. Pak ditë më parë, artistja me origjinë shqiptare u nominua në “ARIA Awards 2020” për “Artisti më i mirë internacional”.

Gjithçka, falë albumit “Future Nostalgia”. Viti 2020 mund të mos jetë viti më i mirë për shumicën, por Dua bën përjashtim nga kjo kategori!


