Një nga marrëdhëniet më të komentura në shoëbiz ka qenë ajomes reperit Drake dhe këngëtares nga ishujt Barbados Rihanna.
Gjatë një interviste për “Rap Radar” të realizuar kohët e fundit, Drake është ndalur edhe tek lidhja e tij e dikurshme me këngëtaren e njohur duke theksuar se ka pasur gjithmonë ndjenja për të.
Reperi pranoi se vijon të mendojë për Rihannën dhe se i uron asaj më të mirat si dhe që keqkuptimet që kanë patur kanë mbetur në të shkuarën.
“Unë mendoj se ne të dy u rritëm deri në atë pikë saqë ai person që ishte në mesin tonë nuk është më një pjesë e njërës prej jetës sonë aktualisht. Unë kam dashurinë dhe respektin maksimal për të. Unë mendoj për të si familje më shumë se gjithçka,”-ka pohuar reperi.
/Opinion.al/