“Don’t Start Now”, kënga e re e Dua Lipës

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore Dua Lipa, ka gati projektin e ri muzikor.

Kënga titullohet “Don’t Start Now” dhe do të publikohet së shpejti e shoqëruar me videoklip.

Advertisement

Këtë e ka bërë të ditur vetë artistja përmes një videoje të publikuar në rrjetin social Intsagram, ku numëron mbi 34 milionë ndjekës.

“Don’t Start Now së shpejti”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e videos, në të cilën ka marrë komente të shumta pozitive nga fansat në vetëm pak minuta.

Artistja shqiptare nuk ka treguar më shumë rreth këtij projekti dhe mbetet të shihet se a do të pëlqehet nga publiku.

/Gazeta Sinjali/