Gjermania prej kohësh po shihet nga ballkanasit perëndimor kresisht si e vetmja zgjidhje për të gjetur një vend pune. Vetëm në tetë muajt e parë të këtij viti numri i tyre ka arritur në 63 000.
Sipas gazetës “Die Welt”, aplikantët duhet të presin për të paktën deri në një vit për të marrë vizën e punës.
Qeveria federale që prej vitit 2016 vendosi procedura më të thjeshta aplikimi për Shqipërinë, Kosovën dhe Bosnje Hercegovinën për shkak se largimi i tyre ishte ekonomik.
Kështu, aplikimi për një vizë pune në Gjermani përjashton plotësisht mundësinë për të kërkuar azil në këtë vend, duke e bërë këtë edhe kushtin e vetëm që rrit mundësinë e marrjes së vizës.
Sektorët që kanë më shumë nevojë për punëtorë janë gastronomia, shërbimet dhe kujdesi ndaj të moshuarve si dhe ndërtimi.
© SYRI.net