Donald Trump Jr. dhe gruaja e tij Vanessa Trump drejt divorcit.

Të dy bënë publik vendimin të ënjten në një deklaratë të përbashkët.

Advertisement

“Pas 12 vitesh martesë, kemi vendosur të ndjekim rrugë të ndara. Do të kemi një respekt të jashtëzakonshëm për njëri-tjetrin dhe familjet tona. Kemi pesë fëmijë të bukur bashkë dhe ata mbeten prioriteti ynë kryesor. Shpresojmë të kemi privatësi gjatë kësaj kohe.”

Sipas mediave amrikane ishte Vanessa Trump ajo që kishte vendosur të firmoste për divorc në Gjykatën e Lartë të Manhattan-it. Ajo ka bërë dokumentat për proces të pakontestueshëm, që do të thotë se nuk pret një betejë ligjore mbi kujdestarinë e fëmijëve apo pasurinë.

Trump Jr. dhe bashkëshortja e tij janë njohur në vitin 2003, kur Donald Trump i prezantoi në një shfaqje mode dhe janë martuar në 2005-ën si dhe janë prindër të 5 fëmijëve.