Donald Trump: Joe Biden është vrarë dhe është klonuar.

Në javët e fundit, ish-presidenti Joe Biden duket se ka qenë shumë në mendjen e Donald Trump. Më herët këtë javë, Trump bëri një mini-shpërthim në Zyrën Ovale, duke e quajtur Bidenin “të lig”, dhe së fundmi në Truth Social, Trumo ripostoi një teori konspirative të çuditshme rreth ish-presidentit.

Të shtunën në mbrëmje, Trump ripostoi një teori konspirative nga një llogari pro-MAGA rreth Bidenit që supozohet se është “ekzekutuar në vitin 2020” dhe është zëvendësuar nga një klon.

“Nuk ka JoeBiden – të ekzekutuar në vitin 2020. Biden klonon kopje dhe entitete pa shpirt të projektuara nga robotët janë ato që shihni. Demokratët nuk e dinë ndryshimin”, i ndjekur nga dhjetëra hashtagje politike.

Sipas Rolling Stone, e njëjta llogari ka postuar teori të tjera konspirative rreth vjedhjes së zgjedhjeve të vitit 2020 nëpërmjet “luftës kibernetike”. Teoricienia konspirative e ekstremit të djathtë Laura Loomer (e cila thuhet se udhëtoi me Trump gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2024) reagoi ndaj ripostimit të konspiracionit të Trump me një emoji që qeshte.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -