Donald Trump i hipi avionit presidencial me letër higjenike nën këpucë

Pak humor në këtë ditë gri…

Ajo që do shikoni tani, për hir të së vërtetës, na ndodh të gjithëve, por Donald Trump, President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka “fatin e keq” se është gjithmonë i shoqëruar nga kamerat në publik.

Advertisement

Teksa i hipi avionit presidencial, Air Force One, presidenti kishte diçka të ngjitur poshtë këpucës, më saktë letër higjenike.

Njerëzit në Twitter ishin më tepër të habitur nga fakti që u desh kaq shumë kohë që Trump të dilte në publik me letër banje nën këpucë sesa nga fakti që kjo ndodhi. Të tjerë s’reaguan fare. Nga gjithë trazirat që po ndodhin në Amerikë për momentin, letra e banjës nën këpucën e Trump është thjesht argëtim.