‘Do të martohem me Bleron’, babai i këngëtarit ‘shpërthen’ ndaj Edona James…

Siç edhe e kemi parë, Edona James është një nga personazhet më pa komplekse në shtëpinë e famshme të ‘Big Brother Vip Kosova’ dhe kjo e dëshmon më së miri edhe arsyen e afrimitetit të saj me banorët e tjerë në vetëm pak ditë pas nisjes së ‘reality show-t’.

Historitë personale, romancat, dramat, e çfarë nuk ka ndarë së fundmi me publikun nga jeta e saj, e duket se kjo karakteristikë e bën atë të jetë në qendër të vëmendjes dhe shumë e komentuar.

Advertisement

Shpesh ajo shkakton edhe momente gazmore në shtëpi për shkak të deklaratave të papritura. E njëra prej tyre ishte edhe ‘propozimi’ që i bëri një ditë më parë Bleros, ku i kërkoi të martoheshin bashkë, sigurisht në sensin e humorit.

Por duket se kjo deklaratë nuk është interpretuar njësoj nga babai i këngëtarit, Bajram Muharremi i cili ka lënë një koment paska ‘të ashpër’ për banoren në një postim që është bërë në median e Kosovës ‘Klan Kosova’ në Facebook.

“Edona e ka vendin në Psikjatri, jo aty…” shkroi ai.