Emily Ratajkowski në një lidhje të re dashurie?

Pas këngëtarit Harry Styles, modelja Emily Ratajkowski është hedhur në krahët e një mashkulli tjetër.

Bëhet fjalë për komedianin Stéphane Bak. Dyshja janë fotografuar nga paparacët në një rrugë të Parisit ku shihen duke shkëmbyer një puthje pasionante me njëri-tjetrin.

Advertisement

Ratajkowski dhe 27-vjeçari nuk e kanë pasur aspak problem të shprehin dashurinë e tyre në publik pavarësisht se kanë qënë në dijeni se po ndiqeshin nga paparacët.

Një rast të ngjashëm modelja e përjetoi gjatë muajit mars ku u fotografua duke puthur 29-vjeçarin Harry Styles në rrugët e Tokios, pas ndarjes nga aktorja e njohur Olivia Wilde.

Vetë modelja është përfolur gjatë nga mediat ndërkombëtare që pas ndarjes nga Sebastian Bear-McClard në vitin 2022 pas katër vitesh martesë. Ish-çifti kanë së bashku një fëmijë.