Salsano e hoqi nga fotoja e Instagramit, reagon Luizi: E kisha një batutë perlë për qeros por…

Luiz Ejlli dhe Salsano Rrapi mesa duket nuk ruajnë një marrëdhënie të mirë me njëri-tjetrin.

Ky i fundit disa ditë më parë ka publikuar në InstaStory një foto të gjithë aktorëve të fimit “Në Kuadër të Dashurisë”, ndërsa këngëtarin nuk e ka përfshirë në të.

Advertisement

Fotoja origjinale:

Fotoja e postuar nga Salsano:

Megjithatë fituesi i “BBV” nuk e ka lënë me kaq, duke ia kthyer me të njëjtën monedhë aktorit.

Një fanëpage e Luizit ka publikuar në rrjetet sociale një video ku shfaqet Luizi duke folur në e filmit “Në Kuadër të Dashurisë” në Shkup, ndërsa ky i fundit ka komentuar: “Kjo ishte hera e fundit që më lejojnë të flas për filmin. Kisha edhe një batutë perlë për një qeros por po e ruaj për ndonjë ditë me shi”.

Mesa duket me këtë veprim këngëtari ka konfirmuar se dyshja nuk kanë marrëdhënie të mira me njëri-tjetrin, megjithëse nuk dihet se çfarë mund të ketë ndodhur mes tyre.