Të bësh një selfie me Justin Bieber ka kosto marramandëse!
Faqja ku po shiten biletat për turneun e tij, Altitude Tickets, ka bërë publike disa prej cmimeve, për të gjithë fansat që dëshirojnë të jenë më shumë se thjesht publik.
Kështu 375$ kushton eksperienca VIP “Where Are You Now”, 925$ eksperienca VIP “I’ll Show You” dhe 2000$ eksperienca “Ultimate”.
Si pjesë të paketës më të shtrenjtë, fansat do të kenë mundësi të bëjnë edhe selfie me këngëtarin ndërsa koncertin do ta ndjekin nga një seksion i vecantë pranë skenës. Gjithashtu do të kenë mundësi të zhvillojnë një turne pas skene dhe do të marrin dhuratë një pllakë të gdhendur si kujtim.
Sipas burimeve, të tilla kanë qenë vetëm 20 paketa dhe tashmë janë shitur.
Turneu i Bieber nis me 9 Mars 2016.

Advertisement