Kendall dhe Kylie goditen me vezë

Kendall dhe Kylie Jenner kanë nisur promovimin e linjës së tyre të veshjeve në Australi.
Por duket se aktiviteti nuk ka shkuar ashtu sic ishte planifikuar pasi, sipas raportimeve të Page Six, vajzat janë goditur me vezë.
Yjet e reality “Keeping Up With the Kardashians” po flisnin me disa fansa kur një grua i ka goditur me vezë, nga katet më të larta të qëndrës tregtare ku ndodheshin.
25-vjecarja, autore e sulmit, është arrestuar menjëherë.

Advertisement