Megan Fox dhe burri i saj, Brian Austin Green, bënë një shëtitje të mërkurën me tre djemtë e tyre.
Çifti ishte veshur thjeshtë, duke shëtitur dorë për dore me fëmijët e tyre të vegjël ndërsa u panë në dyqanet e ‘Commons at Calabasas’.
Djali i tyre Noah, pesë vjeç, tërhoqi vemendjen e mediave pasi ishte veshur me një fustan të Mbretëreshës së Ngrirë, Elsa të filmit vizatimor, Frozen.
Sigurisht që aktorja seksi ka reagur në mbrojtje të të birit, duke thënë: ” Ai mund të veshë çfarëdo. Është njësoj si të veshë shapka, syze dhe çdo gjë tjetër të ngjashme. Është jeta e tij dhe janë veshjet tij, jo të mijat. Ai është vetëm 5 vjeç dhe kjo është koha kur ai duhet të argëtohet. Në fund të fundit, ai nuk po dëmton askënd duke veshur një fustan”.