Një nga këngëtaret shqiptare që po provon tregun ndërkombëtar, Dafina Zeqiri, ka publikuar klipin e këngës së saj më të re “TOLD YA”, e cila mesa duket nuk është përqafuar vetëm nga fansat e saj. 

Këngën e Daffy-t e ka publikuar dhe këngëtarja e famshme, Aurela Gaçe, e cila duke uruar këngëtaren, ka shkruar se Dafina i ka tërhequr gjithmonë vëmendje dhe se çdo projekt të sajin e ka ndjekur me shumë dashuri.

Advertisement

Mesa duket bukuroshes nga Kosova i është bërë shumë qejfi që ka marrë komplimente nga një këngëtare me emër si Aurela, pasi postimin e saj ajo e ka shpërndarë në Instastory ku ka shkruar “Legjenda shqiptare dora vetë!! Të dua Lela!”.