Djalë apo vajzë? Zbulohet gjinia e fëmijës së katërt të Kim Kardashian dhe Kanye West

7 muaj pasi erdhi në jetë vajza e tyre Chicago, ata duan të zgjerojnë sërish familjen.

Sipas raportimeve të ‘Us Weekly’, një burim pranë Kim Kardashian-West dhe Kanye West, ka shpjeguar se ka mbetur edhe një embrion i seksit mashkull dhe çifti i famshëm duan ta kenë në krahë sa më shpejt.

Advertisement

Kujtojmë se Kim dhe Kanye kanë tre fëmijë, 2 vajza dhe një djalë. Vajza më e vogël e tyre është sjellë në jetë nga një nënë surrogate, pasi ylli i ‘Keeping up with the Kardashians’ nuk mundet të lindë fëmijë pa rrezikuar jetën e saj.